Qindra fëmijë të lindur si pasojë e abuzimeve seksuale nga Kaskat Blu

schedule13:39 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 13:39 - 20 Dhjetor, 2019

Një studim i fundit i publikuar në një revistë ndërkombëtare, dokumenton ekzistencën e qindra fëmijëve të lindur në Haiti, si pasojë e abuzimeve seksuale nga ana e personelit të OKB-së të Kaskave blu, ndaj vajzave 12 deri në 13 vjeç.

Me qindra fëmijë kanë lindur si pasojë e abuzimeve seksuale nga ana e kaskave blu ndaj vajzave 12 – 13 vjecare në Haiti. Fëmijë që më pas janë braktisur.

Akuza është pjesë e një studimi të ri të publikuar në “Conversation”, një revistë akademike ndërkombëtare. Disa nga të intervistuarit kanë konfirmuar raste përdhunimi por në pjesën më të madhe të rasteve marrëdhëniet seksuale ndodhnin në këmbim të pak parave apo të një vakti.

Studimi i Sabin Li, pedagoge në universitetin e Birmingam, dhe Suzan Bartels, e Kuins University në Ontario, bazohet në intervista të kryera në vitin 2017, vit kur misioni i paqerusjtësve u mbyll pas 13 vitesh bashkëpunimi, me 2500 haitianë.

Nga këa 265 kanë cituar raste të fëmijëve të kaskave blu.

Sipas dy studiueseve bëhet fjalë për qindra fëmijë të kaskave blu të lindura nga vajza deri në 13 vjeç të cilat më pas u braktisën në varfëri dhe me një fëmijë për të rritur.

Zëdhënësi i departamentit të paqeruajtësve, Nik Birnbek reagoi duke thënë se shfrytëzimi seksual dhe abuzimi nga ana e personelit të OKB-së është i papranueshëm.

Ai theksoi se sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres konsideron tolerancën zero për këtë cështje, si një prioritet të mandatit të tij.

Raporti i fundit që dokumenton raste abuzimesh seksuale nga ana e Kaskave Blu, pas Mozambikut, Bosnjes, Reublikës Demokratike të Kongos dhe Replubikës qendrore afrikane – akuzon këtë herë ushtarët e 13 vendeve të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Brazili dhe Uruguaji.

Këta të fundit ktheheshin në vendet e origjinës sapo mësonin për shtatzanitë.

Misioni i OKB-së në Haiti u miratua në vitin 2004 për të ndihmuar institucionet haitiane në një moment paqëndrueshmërie politike, pas rrëzimit të presidentit Zhan Bertond Aristide, dhe në një moment që krimi i organizuar ishte shumë i përhapur. Mandati i misionit u zgjat pas tërmetit të 2010-ës dhe uraganit Metju në vitin 2016./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!