Qielli bëhet gri pas zjarreve, ekspertët japin alarmin: Në ajër ka grimca kancerogjene, kategoritë që rrezikojnë

schedule10:39 - 6 Gusht, 2021

schedule 10:39 - 6 Gusht, 2021

Atmosfera mbytëse nga nxehtësia dhe zjarret është konsideruar nga shkencëtarët si një “kokteil” mbytës. Teksa frontet e zjarrit janë përhapur, një tjetër katastrofë po ndodh me ajrin veçanërisht në zonat urbane.

Ekspertët kanë paralajmëruar grupet e rrezikuara, veçanërisht ata me probleme me frymëmarrjen të mos lëvizin dhe të qëndrojnë brenda në banesë nëse nuk kanë nevoja jetike për të dalë jashtë saj.

Profesori grek Panagiotis Bechrakis duke folur për mediat u ndal te rreziku i grimcave të tymit që qëndrojnë në ajër pasi zjarreve duke theksuar se ato mund të shkaktojnë kancer.

“Këto mikro-grimca të prodhuara nga zjarret në pyje janë shumë toksike dhe duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai, duke vënë në dukje se marrja e tyre mund të shkaktojë probleme të rëndësishme shëndetësore.

Ai shpjegon se këto grimca kanë një formë aerodinamike dhe diametër shumë të vogël dhe barten nga një rrjedhë ajri. Ato mund të arrijnë në sistemin e frymëmarrjes ku stimulojnë një mekanizëm inflamator që prek të gjitha organet dhe ndikon në proceset jetike si frymëmarrja dhe qarkullimi i gjakut.

Sipas profesorit grek ato shkaktojnë edhe hipertension, aritmi, probleme koronare dhe kanë gjasa të jenë kancerogjene.

Rekomandohet që fëmijët e vegjël të mbahen nën kujdes për të mos u ekspozuar në mjedise të tilla pasi ata vrapojnë kur luajnë dhe gjatë këtij procesi mund të thithin një sasi të madhe ajri në raport me peshën e tyre dhe për këtë arsye edhe depërtimi i grimcave mund të jetë më i thellë.

Kategori e rriskuar janë edhe gratë shtatzëna të cilat këshillohen të kenë kujdes pasi mund të shkaktohen probleme të rënda deri në lindje të parakohshme. m.v/abcnews.al