Sfida me Interin po afron dhe M’Gladbach është hedhur menjëherë në sulm. Gjermanët e nisin sezonin e ri të Champions League me duelin e mbrëmjes së sotme në “San Siro” ndaj zikaltërve të Contes.
Me anë të një postimi në Twitter, klubi i Bundesligës ka thumbuar kundërshtarët italianë. “Qiell kuqezi mbi San Siro mëngjesin e sotëm.
Me shumë mundësi, jo ngjyrat që kundërshtarët tanë prisnin të shihnin“, lexohet në postimin e klubit gjerman, një ironi që nuk do i pëlqejë aspak tifozëve zikaltër.
Gjithçka lidhet me ngjyrat kuqezi të Milanit, ekipit tjetër të Milanos dhe “armiqve” të përjetshëm të popullit interist. /abcnews.al