Qeveria zgjat edhe 13 vite koncesionin për aeroportin e Rinasit

schedule16:10 - 29 Janar, 2021

schedule 16:10 - 29 Janar, 2021

Qeveria shqiptare ka propozuar zgjatjen e kontratës koncesionare të aeroportit të Rinasit nga 22 në 35 vjet.Këshilli i Ministrave ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për miratimin e ndryshimeve të kësaj kontrate. Në relacionin shoqërues shpjegohet se në shkëmbim të zgjatjes së afatit të koncesionit me 13 vjet, kompania që menaxhon aeroportin premton disa investime.

Lexo ketu relacionin e projektligjit per aeroportin e Rinasit

Ndryshimin e afatit te marreveshjes koncesionare, duke e zevendesuar afatin 22 vite me ate ne 35 vite. Shtimin ne marreveshjen fillestare te klauzoles, listohen detyrimet shtese qe merr persiper shoqeria koncesionare te realizoje ne kuader te planit te saj te investimeve.

 

Miratimi i projektligjit parashikon efekte vetem per shoqerine koncesionare, e cila do te detyrohet te ule fitimet e saj si rezultat i reduktimit te tarifes per pasagjeret, si dhe, nga ana tjeter, do te duhet te investoje shumen e parashikuar (mbi 99 milione euro) teresisht nga fondet e veta” thuhet ndër të tjera në relacionin shoqërues të projektligjit, që tashmë ndodhet në Kuvend./ db/Abcnews.al