Qeveria vendos për pasaportat diplomatike

schedule20:38 - 30 Qershor, 2021

schedule 20:38 - 30 Qershor, 2021

Qeveria shqiptare në mbledhjen e sotme të drejtuar nga zv/ kryeministri Erion Braçe ka vendosur të shtyjë me një vit vlefshmërinë e pasaportave diplomatike dhe shërbimit. Vendimi i parë përcaktonte vlefshmërinë deri në 30 qershor 2021, ndërsa tashmë pasaportat do të jenë të vlefshme deri më datë 31 dhjetor 2022.

Në Prill të 2019 Gent Cakaj kërkoi publikisht që ish-deputetë, gjyqtarë, rektorë, biznesmenë, drejtorë të rëndësishëm, përfaqësues të mediave, por edhe sportistë të dorëzojnë urgjentisht pasaportat diplomatike apo ato të shërbimit. Por në fund të dhjetorit të po të atij viti, pra 2019 pati një tërheqje nga qeveria duke u shtyrë vlefshmërinë pasaportave deri në dhjetor të 2021.

Në pikën 14, të vendimit nr.389, datë 12.6.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “… pasaportat përkatëse deri më datë 30 qershor 2021.” zëvendësohen me “… pasaportat e vlefshme përkatëse deri më datë 31 dhjetor 2022” thuhet në vendimin e sotëm.

Nismat për heqjen e pasaportave hasën në kundërshti të fortë jo vetëm të futbollistëve të kombëtares, por edhe të gjyqtarëve dhe personaliteteve të tjerë, por tashmë vendimi për vlefshmërinë u shty deri në fund të 2022./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!