Qeveria, vendim të rëndësishëm për të gjithë ata që u skadon karta ID në 2020

schedule12:36 - 11 Qershor, 2020

schedule 12:36 - 11 Qershor, 2020

Qeveria shqiptare ka marrë një vendim të ri në lidhje me të gjithë kartat e identitetit që mund të skadojnë në fund të vitit.

Me kërkesë të ministrit të Brendshëm, kabineti në mbledhjen e fundit ka vendosur zgjatjen e e afatit të  vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë.

“Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”- thuhet ne vendim.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Pas nenit 9/1, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 9/2

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!