Qeveria ukrainase: Shkatërruam një tjetër anije ruse

schedule14:03 - 7 Maj, 2022

schedule 14:03 - 7 Maj, 2022

Ministria e Mbrojtjes pretendoi se “Bayraktar TB2” kishte goditur anijen e Serna. “Parada tradicionale e flotës ruse të Detit të Zi më 9 maj të këtij viti do të mbahet pranë ishullit të gjarpërinjve -në fund të detit”, shkroi ministria në një postim në rrjetet sociale, duke ironizuar.

Ukraina ka deklaruar se ka shkatërruar me qindra mijëra mjete luftarake të Rusisë që nga fillimi i pushtimit. Ndërkohë goditja më e madhe ishte ajo e anijes “Moska”, e cila u fundos në fund të Detit të Zi. “Moska” konsiderohej si krenaria e flotës ruse. /abcnews.al