Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zaev kundër, Ali Ahmeti pro ushtarakut në Ministrinë e Brendshme

schedule21:21 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 21:21 - 28 Dhjetor, 2019

Kanë përfunduar pa rezultat takimet konsultative të kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me Kryeministrin Zoran Zaev rreth përbërjes së Qeverisë Teknike. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja nuk ranë dakord për Ministrin e Punëve të Brendshme.

Dragan Kovaçki është emri që ka propozuar opozita për Ministër teknik për Punë të Brendshme. Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se problemi është se Kovaçki është person ushtarak kurse sipas Kushtetutës dhe Ligjeve, me qeverinë kalimtare duhet të udhëheq person civil.

“Emrat tjerë, përveç emrit të kandidatit për Ministër të Brendshëm, do të njoftohen të hënën në koordinim mes meje dhe z.Mickoski. Me siguri se atëherë do të dihen emrat. Mickoski nuk bëri publik emrin, unë vetëm mund të them se është propozuar një emër ushtarak”, tha ai.
Lideri i VMRO-DPMNE-së pas takimit tha se propozimi i tyre për njeriun e parë në MPB është një emër i ri në politikë. Ai tha se ditëve në vijim do të bisedojë edhe me opozitën shqiptare që të jenë pjesë të zgjidhjeve kadrovike në qeverinë kalimtare.



“Ditëve në vijim, është mirë të bisedojmë edhe me opozitën shqiptare, që të mund të bisedojmë në pjesën e zgjidhjeve kadrovike që do të jenë pjesë e MPB-së dhe strukturave që do t`I udhëheq Ministri I ri teknik, të shohim se cfarë propozimi kanë ata”, u shpreh ai.

Ndërsa Ali Ahmeti tha se kandidati i propozuar nga opozita është i pranueshëm për partinë e tij. Ndërkaq, duke u prononcuar rreth Kodit Zgjedhor u shpreh se nuk është koha për ndryshime të modelit zgjedhor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!