Qeveria “shuplakë” ujësjellës–kanalizimeve, Balluku: Performancë e dobët në të gjitha bashkitë

schedule12:46 - 29 Tetor, 2021

schedule 12:46 - 29 Tetor, 2021

Qeveria i ka dhënë një “shuplakë” sektorit të ujësjellës–kanalizimeve. Ministrja Belinda Balluku gjatë një takimi me kryebashkiakët për analizën e performancës së sektorit ujësjellës –kanalizimeve, tha se performanca e ujësjellës kanalizimeve në të gjitha bashkitë vazhdon të mbetet e dobët.

Kemi marrë në analizë të thellë sektorin e ujit janë prekur të gjitha zona dhe kemi vendosur prioritetet tona.  Unë kam adresuar te Rama performancën e këtij sektori që lë për të dëshiruar dhe këtu smund të përjashtoj asnjë nga ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve, qoftë këtu rasti i Korçës apo Pogradecit që gjenerojnë të ardhura që mbulojnë kostot e tyre, edhe këto nuk mbulojë kreditë që ka marrë qeveria për të investuar. Çfarë kem identifikuar pas analizave që kemi bërë. Pavarësisht të gjithë procesit të agregimit, sërish performanca e ujësjellës kanalizimeve në të gjitha bashkitë vazhdon të mbetet e dobët. Sot që flasim 39% e ujësjellës kanalizimeve furnizojnë më pak se 10 orë në ditë, 20% e tyre kanë një nivel të humbjeve mbi 67%..

Një fenomen shqetësues, në ato ujësjellësat që investojmë duke mos i përmendur me emra kemi pasur dhe rritje të humbjeve, ndërkohë që investohet të rritet përqindja e humbjeve dhe ujit të papaguar. Uji i papaguar është ajo sasi që vidhet në rrjet ose që humb për shkaqe teknike. Përballur me këtë fakt mendojmë se ka keqmenaxhim nga ana e drejtuesve të ndërmarrjeve të kanalizimeve… Sot tek përballemi me krizën energjetike zëri i parë që del ne debitet e operatorit te shpërndarjes janë ujësjellëst. Nuk shohim asnjë mënyrë si ujësjellësat do të paguajnë shpenzimet në të ardhmen. 405 e ndërmarrjeve më pak se 5000 klientë. Vjen si pasojë e mungesës së përmbushjes së kritereve. I kamë dorëzuar Ramës  të gjitha tabelat me performancën e ujësjellësve. Kryetarët e bashkive duhet ta trajtojnë ndryshe performancën e tyre”, tha Balluku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!