Qeveria rikthen kazinotë, rrugët dhe lagjet e Tiranës ku do të lejohen! Kriteret e licencimit

schedule23:48 - 9 Shtator, 2020

schedule 23:48 - 9 Shtator, 2020

Pas dy vitesh, në kryeqytet do të rikthehen kazinotë. Vendimi është marrë nga këshilli i ministrave dhe është firmosur nga zv. kryeministri Erion Braçe.

Zona ku do të përqendrohet aktiviteti i tyre do të jetë pikërisht qendra e kryeqytetit, zona e Bllokut dhe zona përballë parlamentit.

Ato do të jenë të vendosura ” brenda kufizimeve të rrugëve, si më poshtë vijon: “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh w. Bush”, thuhet në vendim.

Harta e vendosjes së kazinove

Kategoritë që do të lejohen të pajisen me një licencë kazinoje janë shoqëritë aksionare që operojnë në Shqipëri, kanë kapital jo më pak se një miliard e dyqind milionë lekë dhe kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit.

“Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:

a) të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;

b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë;

c) të deklarohet burimi i kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e “Kazinosë”;

ç) të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit;

d) të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;

dh) të paraqesë garancinë pasurore, së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrimit të kësaj garancie;

e) të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit;

ë) të ngrejë serverin, në të cilin do të japë informacion të plotë mbi çdo transaksion që do të kryhet midis subjektit dhe lojtarëve, xhiron dhe fitimin, si dhe çdo të dhënë që do të kërkohet nga AMLF-ja në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti. AMLF-ja do të ketë akses në kohë reale te ky server”.

31 dhjetori i vitit 2018 ishte dita e fundit e punës për bastet si edhe lojërave të fatit. Pas vendimit për të ndaluar lojërat e fatit në vendin tonë, kazinotë u lejuan vetëm në hotelet me 5 yje./m.v.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!