Riemërimet dhe konfigurimet e reja në formacionin ‘Rama 4’ kanë qenë lajtmotivi i këtyre ditëve në media dhe jo vetëm. Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Real Story; se prioritet i Ramës janë sfidat e qeverisë më tepër sesa aspekti njerëzor në qeverisje. Minxhozi shtoi më tej se shteti social është në një emergjencë totale dhe se premtimet sa i takon pensionit dhe pagës minimale janë të vonuara.
“Ministria e Brendshme, Rama ka hyrë thellë në diskrimimin pozitiv duke ngritur lart gratë, ka bindjet e veta të panegociueshme. Nuk ka dilemë mes aspektit njerëzor dhe materies për sfidat e qeverisë. E shoh prioritetin tek e dyta, por kurrë si më parë Rama ndodhet përpara dy nevojave që janë më akute se kurrë: Integrimi që ka hyrë në fazë shumë delikate, dhe e dyta që Rama ndodhet në pikën fundore të disa premtimeve të mëdha që ka bërë, një administrim të territorit, një luftë ndaj korrupsionit, shtet social që i përgjigjet qytetarit që është emergjencë totale. Kemi një qeveri të majtë që ka pasur një vemendje për të ardhur keq për ato shtresa që janë në nevojë ku ndërkohë premtimet për pensionin minimal janë super të vonuara dhe të pamjaftueshme. Rama ka sfidë jo në përzgjedhjen e ekipit, por vendosjen e ekipit në pozita pune që të jap një produkt konkret që duhet të jetë fokusi i qeverisë. Diella ka ngrënë pak nga skepticizmi sepse e kanë parë shumë komercialiste.”, tha ai.


