Qeveria “Rama 3” dominohet nga gratë, drejtojnë 12 nga 16 prej ministrive

schedule12:58 - 2 Shtator, 2021

schedule 12:58 - 2 Shtator, 2021

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot qeverinë e re. Janë plot 16 ministri në qeverinë “Rama 3”, me dy të reja të formuara. Ky mandat do të ketë katër ministri shteti.

Ajo që bie në sy në kabinetin e ri është se nga 16 dikastere, 12 prej tyre drejtohen nga gratë.

Ministritë e drejtuara nga gratë: 

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

Elva Margariti- Ministre Kulture

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Bora Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

Ministritë e drejtuara nga burrat:

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!