Skandali i parave për viza godet qeverinë polake

schedule13:52 - 18 Shtator, 2023

schedule 13:52 - 18 Shtator, 2023

Kryetari i dhomës së lartë të parlamentit të Polonisë këtë të hënë ka bërë thirrje qeverisë që të zbulojë atë që dinte nga skandali i “parave të gatshme për viza”.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas Tomasz Grodzki çështja po shkatërronte reputacionin ndërkombëtar të vendit si një demokraci e përgjegjshme.

Qeveria ka publikuar disa detaje, por raportet e mediave thonë se emigrantët paguanin deri në 5,000 euro secili për të shpejtuar aplikimet e tyre për vizë pune. Ndërkohë në lidhje me këtë çështje akuzohen 7 persona, por asnjëri nuk është zyrtar publik.

Ndërkohë, pas akuzave, është shkarkuar zëvendësministri i Jashtëm i vendit Piotr Ëaërzyk. Shkarkimi i tij erdhi në të njëjtën ditë kur Byroja Kundër Korrupsionit (CBA) e Polonisë kreu një kontroll në ministrinë e jashtme.

Atje është shkarkuar edhe drejtori i shërbimit të saj ligjor.

Ministria, e cila po përballet me një auditim në lidhje me skandalin, tha se do të ndërpresë të gjitha kontratat për kompanitë e jashtme që trajtojnë aplikimet për viza që nga viti 2011./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!