Qeveria parashikon 20 miliardë lekë për rindërtimin nga buxheti i vitit 2022

schedule10:18 - 26 Tetor, 2021

schedule 10:18 - 26 Tetor, 2021

Investimet publike për vitin 2022 janë parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2022 me vlerën 119.1 miliardë lekë. Në këtë shumë përfshihen edhe fondi i rindërtimit që është parashikuar deri në 20 miliardë lekë si dhe transfertën kapitale për fondin e shpronësimeve me 1,8 miliardë lekë.

Ndërkohë të ardhurat në formë granti që janë të destinuara për përballimin e dëmeve nga tërmeti do t’i shtohet vlerës së parashikuar nga buxheti i shtetit për shpenzimet e fondit të rindërtimit.

“Fondi i rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, prej 20 000 milionë lekësh, përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja.

Ky fond shton kufijtë e shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion në nivel programi dhe kufijtë e transfertës së pakushtëzuar, të miratuar në tabelat 1 dhe 3, të përmendura në nenet 11 e 15, të këtij ligji.

Çdo e ardhur në formë granti, me destinacion përballimin e pasojave të tërmetit, rrit në të njëjtën masë të ardhurat dhe shpenzimet e fondit të rindërtimit, duke shtuar kufijtë e përcaktuar në nenet 1, 2, 3 e 11, si dhe kufijtë e miratuar në tabelat 1, 3 dhe 4, të përmendura në nenet 11 e 15, të këtij ligji. Neni 8 Përdorimi dhe investimi i fondit rezervë të sigurimeve”, thuhet në projektligjin e qeverisë. m.v/Abcnews.al