“Nuk e anuloi qeveria, por denoncimet e opozitës”, kështu shkruan ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, pasi Qeveria ngriu rrugën Milot-Balldren.
Në Facebook, Shehaj shkruan se kontrata për rrugën Milot-Balldren ishte një mashtrim, të cilin PD e ka paralajmëruar që prej më shumë se 6 muajsh.
Sipas ish-deputetit, janë denoncimet e PD dhe distancimi i bankave, nga ajo që ai e quan “skemat mashtruese të korrupsionit”, që anuluan projektin.
Postimi i plotë:
“Mashtrimi i paralajmeruar i Milot-Balldren
Qeveria pranoi nje dite me pare se kompania koncesionare e rruges Milot-Balldrene nuk i plotesoi kushtet e kontrates koncesionare, pasi arriti te siguroje parate per ta ndertuar rrugen.
Ky eshte nje mashtrim qe Partia Demokratike e ka paralajmeruar me shume se 6 muaj me pare, qe kur Ministria e Infrastruktures e dorezoi per miratim ne Kuvend kontraten se bashku me shtojcat financiare.
Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital.
Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.
Kjo eshte arsyeja se pse kontrata korruptive me vlere 360 milione euro u zhbe, per fatin e mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozites dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese te korrupsionit”.
Në fakt anulimin e kontratës me ANK për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren e njoftoi Zëvendëskryeministri Erion Braçe në Provokacija i cili tha se ishte një nga kontratat më kontroverse koncesionare të qeverisë së tij.
Sipas Braçes, qeveria e ka bërë të ditur këtë që para një muaji “kur i pa se kompania nuk i përgjigjet dot kontratës”. E ndërsa Ndue Kola, drejtor i kompanisë ANK që ka fituar koncesionin, i tha BIRN, se ishte informuar mbi deklaratën e Braçes vetëm të shtunën në mëngjes, dhe se ai ishte duke vijuar punën normalisht për zbatimin e kësaj kontrate./abcnews.al