Qeveria në Mal të Zi i shpall “luftë” korrupsionit, prezantohet projektligji “Antimafia”

schedule08:50 - 28 Tetor, 2021

schedule 08:50 - 28 Tetor, 2021

Qeveria në Mal të Zi prezantoi projektligjin për prejardhjen e pasurisë. Nëse ligji kalon në parlament do të mundësojë edhe zbardhjen e rasteve të pasurive të paligjshme dhe korrupsionit nga e kaluara.

“Një ligj i tillë në vende të ndryshme quhet Ligj Antimafia”, theksoi zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, që koordinon sektorin e sigurisë, duke prezantuar projektligjin e qeverisë në Podgoricë. Sipas tij ky ligj “fuqishëm do të kontribuojë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Mal të Zi dhe do të mundësojë që t’i jepet fund pasurimit të paligjshëm të kriminelëve, funksionarëve dhe mafiozëve.”

“Nëse dikush nuk mund të arësyetojë prejardhjen e pasurisë, ajo do të kalojë  në pronësi të shtetit”. “Për ne me rëndësi është prona, e ky ligj do të na mundësojë që të hulumtojmë rastet e njohura në Mal të Zi nga periudha e kaluar, që nuk kanë marrë epilogun e pritur nga prokuroria dhe publiku.”

Të papunë e me pasuri milionëshe

Nënkyetari i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha poashtu, se ”dikur ka ndodhur që njerëzit të liroheshin nga aktakuza, por për të gjithë është se njohur se këto persona, nuk do të kishin shanse që të justifikonin pasuritë e tyre. Nuk kanë  asnjë të ardhur të deklaruar, janë të papunë e kanë pasuri milionëshe, hotele, shtëpi luksoze, automjete disa dhjetra mijëra eurosh”. Abazoviq, më tej tha, se “do të duhet që të gjitha organet të japin ndihmën e tyre që ligji të jetësohet. Pres që në parlament ligji të përkrahet nga të gjithë deputetët”. Do të  doja të shihja se cili nga deputetët nuk është i gatshëm që të përkrahë një ligj të tillë dhe për çfarë arësyeje. Besoj se të gjithë duhet të pajtohemi në luftën kundër korupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi Abazoviq.

Montenegro I Regierung I Dritan Abazovic I Zdravko Krivokapic I Aleksa Becic

Këshilltari për çështje juridike i zëvëndëskryeministrit, Ivo Shoq tha, se “ligji nuk është inkuizitor por model, i cili në mënyrë efikase do të identifikojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme.  Është parashikuar që të kontrollohet pasuria vlera e së cilës i tejkalon 50.000 euro. “Procedimi do të zhvillohet para gjykatave civile dhe askush  nuk do të mund të jetë i mbrojtur nga imuniteti”. Në konferencën e shtypit po ashtu u tha që kontrollit do t’i nënshtrohet dhe pasuria e personave fizik, të cilët janë banorë të Malit të Zi dhe shtetasit malazez të cilët gjenden jashtë.

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Drejtësisë  dhe të Drejtave të njeriut dhe pakicave, Boris Mariq vlerësoi, se me këtë ligj do të mundësohet një qasje e llogarive bankare në vend dhe jashtë si dhe  pasuria e secilit dhe se të dhënat do të jenë në dispozicion të policisë, prokurorisë, drejtorisë tatimore, drejtorise së doganave, agjencisë kundër pastrimit të parave dhe agjencisë kundër korrupsionit.

/DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!