Qeveria në Botsvanë mbështet gjuetinë e elefantëve

schedule22:28 - 23 Shkurt, 2019

schedule 22:28 - 23 Shkurt, 2019

Numri në rritje i elefantëve në shtetin afrikan të Botsvanës, ka detyruar qeverinë që të lejojë sërish gjuetinë e tyre, pasi sipas ekspertëve kjo gjë rrezikon bashkëjetesën me njerëzit.

Në Botsvanë po mendohet që të anulohet ligji që ndalon gjuetinë e elefantëve, duke lejuar vrasjen selektive të tyre, dhe madje përdorimin e mishit të tyre si ushqim në kuti për kafshët e tjera.

Sipas mediave, në mbledhjet e njëpasnjëshme të Këshillit të Ministrave u diskutua për faktin se numri i elefantëve është rritur ndjeshëm në vend, dhe ekspertët mendojnë se kafshët tashmë dëmtojnë ekosistemin dhe madje përbëjnë rrezik për bashkëjetesën me njerëzit. Por ekspertë të tjerë nuk janë dakord, duke u shprehur se gjatë katër viteve kur gjuetia e tyre u ndalua, pra që nga viti 2014, rritja e numrit të elefantëve ka shtuar dhe rritjen e turistëve në vendin afrikan. Rifillimi i gjuetisë, sipas këtyre të fundit, do të dëmtonte reputacionin e vendit, por dhe sektorin turistik, i cili është burimi i dytë kryesor i të ardhurave në vend pas atij të nxjerrjes së diamanteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!