Qeveria miraton rritjen e pagave për punonjësit e policisë së burgjeve

schedule11:00 - 25 Nëntor, 2020

schedule 11:00 - 25 Nëntor, 2020

Qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e pagave për punonjësit e policisë së burgjeve. Lajmin e ka dhënë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Vendimi i ri i qeverisë përfshin shtesa për vjetërsi për çdo vit shërbimi deri në 25 vite, transport nëpërmjet përfitimit të kompensimit të udhëtimit nga 36 km, pagesa për shpenzimet e qirasë kur komandohet jashtë vendbanimit dhe trajtim me ushqim pa pagesë.

“Sapo miratuam në mbledhjen e Qeverisë një nga aktet më të rëndësishme në historinë e trajtimit financiar dhe logjistik të Policisë së Burgjeve

Përfitimet e VKM për procedurat e trajtimit financiar gjate qendrimit ne pune te punojnë te policise se burgjeve:
1. Shtesa per vjetersi 1% per cdo vit sherbimi deri ne 25 vjet
2. Garantimi i transportit nepermjet Perfitimit te kompensimit te udhetimit nga 36 km e siper . I cili vijon deri ne ndryshimin e vendbanimit te punonjesit te policise se burgjeve
3. Pagesa per shpenzimet e qerase kur transferohet ose komandohet jashte vendbanimit te tij te perhershem ne largesi mbi 36 km
4. Trajtimi me ushqim pa pagese per punonjesit trasnsferohen ose komandohet jashte vendbanimit mbi 36 km

5. Paga per grade

6. Vjetersia per sherbim hyn ne fuqi ne 2021″, thuhet në vendim. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!