Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria miraton fondin shtesë, 150 milion lekë për ndërtimin e tunelit në Llogara

schedule19:41 - 11 Qershor, 2020

schedule 19:41 - 11 Qershor, 2020

Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit. Ndërkohë në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i shtuar 150 milionë lekë Ministrisë së Infrastrukturës për të bërë rishikim të studimit të fizibilitetit dhe hartim të projektit të detajuar inxhinierik.

Vlera totale e projektit llogaritet 750 milionë lekë dhe parashikohet që kalimi për automjetet të realizohet me pagesë.

Projekti për ndërtimin e tunelit të Llogarasë vlerësohet si një projekt shumë i rëndësishëm për turizmin ne jug afron Vlorën me zonën bregdetare të Himarës me 30 minuta.

Plani për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë rezulton që prej disa dekadash, ndërsa një studim fizibiliteti rezulton që është realizuar që në kohën e qeverisë Berisha me një vlerë prej 1 milion euro.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

1-Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në programin buxhetor “Transporti rrugor” 04520, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” i shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për projektin “Rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe hartimi i projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë””, me vlerë të plotë të parashikuar 750 000 000 (shtatëqind e pesëdhjetë milionë) lekë.

2-Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2020.

3-Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!