Qeveria merr vendimin, e hëna e 27 nëntorit do të jetë ditë pushimi për administratën shtetërore

schedule10:34 - 22 Nëntor, 2023

schedule 10:34 - 22 Nëntor, 2023

Qeveria ka vendosur që dita e hënë, 27 nëntor, të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Dita e punës, 27 nëntor, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës

“Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Dita e punës, e datës 27.11.2023, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!