“Qeveria mban qëndrim përçmues ndaj mjekëve”, Berisha thirrje të ngrihen në revoltë: Detyrohen të emigrojnë

schedule19:47 - 14 Qershor, 2022

schedule 19:47 - 14 Qershor, 2022

Sali Berisha ka zhvilluar një tryezë diskutimi me mjekët, për të folur mbi problematikat me të cilat përballet sot sistemi shëndetësor. Sipas tij, sot vendi ynë përballet me faktin e dhimbshëm të emigrimit të të rinjve dhe të mjekëve.

Berisha: Nëse do pyeteshim të veçonim dy zhvillimet më të dhimbshme të këtij vendi, e para është ne rrisim fëmijë për emigracion, e dyta është ne përgatisim mjekë për emigracion. Ndërkohë që në këtë shërbim padiskutim të një rëndësie jetike për çdo shoqëri, largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. unë do ndalem në shkakun e tyre. Pse kjo dramë e vërtetë në sistemin tonë? Sepse ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur një qëndrim përçmues, mosvlerësues.  Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Cili është ndryshimi? Me borxhin që ka marrë kjo qeveri rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe 4 herë dhe të infermierëve me radhë, por kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë.

Sipas ish-kryeministrit kushti i vetëm për të përmbysur qeverinë e kryeministrit Rama është bashkimi. Ai i bëri thirrje mjekëve që të angazhohen në një lëvizje të përbashkët.

Berisha: Kushti i të gjitha kushteve për të realizuar, për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha është angazhimi i bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie. Në vitin ’90 ai revolucion që filloi me studentët kaloi në revolucionin e bluzave të bardha. Asgjë s’mund të realizojmë ne. Përkundrazi çdo gjë që ne mendojmë do mbetet në letër nëse nuk vendosim të bëjmë gjithçka kundër për rrëzimin e kësaj qeverie me mjete demokratike. Nuk duhet të kemi iluzione. Opozita do përmbushë misionin e saj vetëm kur qytetarët, mjekët, mësuesit dhe të gjithë profesionistët e tjerë të ngrihen për të zgjidhur një herë këtë problem./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!