Qeveria lokale në Sarajevë shpall gjendje alarmi për shkak të ndotjes së ajrit

schedule11:41 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 11:41 - 21 Dhjetor, 2023

Pushteti lokal në Sarajevë ka shpallur gjendje alarmi të enjten, pasi kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës është njëri ndër qytetet më të ndotura në botë në ditët e fundit, sipas parashikuesit të cilësisë së ajrit, AirVisual.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u rendit në vendin e 11-të si qyteti më i ndotur në botë të enjten, sipas AirVisual, shkruan REL.

Vetëm Lahores në Pakistan dhe Nju Delhi në Indi ishin dy qytetet më të ndotura se Sarajeva në gjithë botën mëngjesin e së enjtes. Indeksi i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës ishte 290 dhe ishte në një nivel që tregon ajër shumë të pashëndetshëm.

Problemi më i madh është përqendrimi i mikrogrimcave të rrezikshme të pluhurit prej PM 2.5, pasi në ajër kishte 245 mikrogramë për metër kub, që është 49 herë më shumë se sasia e toleruar nga standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Një përqendrim i tillë i këtyre grimcave të pluhurit kategorizohet si i rrezikshëm për shëndetin.

Për shkak të gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit dhe rekomandimeve fillestare për banorët që të qëndrojnë sa më pak jashtë, Qeveria e Kantonit të Sarajevës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për katër komunat që përbëjnë qytetin e Sarajevës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!