Qeveria Kubane dërgoi një kërkesë zyrtare për t’u bashkuar me BRICS

schedule10:16 - 8 Tetor, 2024

schedule 10:16 - 8 Tetor, 2024

Qeveria kubane ka dërguar një kërkesë zyrtare për t’u bashkuar me organizatën BRICS si një vend partner. Kërkesa iu dorëzua liderit rus, duke pasur parasysh se tani Rusia kryeson shoqatën.

“Në një letër drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, i cili është presidenti i përkohshëm i grupit, Kuba kërkoi zyrtarisht përfshirjen në BRICS si një “vend partner”, duke konsoliduar pozicionin e saj si një lojtar kyç në gjeopolitikën globale dhe shpresën e Jugut Global”, ka shkruar drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kubës për çështjet dypalëshe, Carlos Pereir, në rrjetet sociale.

Ambasadori rus në Kubë Viktor Coronelli tha më herët se Moska pret të shohë një delegacion nga Kuba në samitin e BRICS në Kazan. Ndërsa, ftesën e Putinit e ka marrë presidenti i atij vendi, Miguel Diaz-Canel.

Kujtojmë që samiti i BRICS do të mbahet në qytetin rus të Kazanit nga 22 deri më 24 tetor.

BRICS është një organizatë e themeluar në vitin 2006. Përveç Federatës Ruse, Brazili, India, Kina dhe Afrika e Jugut, që nga fillimi i vitit 2024 në BRICS janë anëtarësuar Egjipti, Etiopia, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!