Qeveria jep me koncesion ndërtimin e tri godinave në Tiranë, PD: Afera korruptive e radhës

schedule15:00 - 29 Janar, 2020

schedule 15:00 - 29 Janar, 2020

Jepen tre konçesione të reja të tipit Partneritet Privat Publik.Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon dhënien me koncesion të Ndërtimit të  kampusit të ri të

Universitetit të Tiranës, ndërtimi i godinës së Universitetit të Arteve të Tiranës si dhe ndërtimi i korpusit të policisë së shtetit. Në këtë vendim përcaktohet se do të jetë  Bashkia Tiranë autoriteti kontraktor që do  ndërmarrë e zhvillojë procedurat për dhënie me koncesion/Partneritet Publik Privat të projekteve.

Ndërkohë që  për  ndjekjen e proçedurave për këto PPP parashikohet ngritja e një komisioni me 9 anëtarë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë institucioni që do të vlerësoj e miratoj paraprakisht projektet si dhe çdo ndryshim apo transferim të tyre nga pikëpamja fiskale në mënyrë që të vlerësoj shpenzimet uxhetore  dhe qëndrueshmërinë e borxhit.

Në vendim nuk ka ende një shumë konkrete në bazë të cilave do të zhvilohen këto koncesione.Pas publikimit të këtij vendimi ka reagur edhe departamenti antikorrupsion në Partinë Demokratike.

Sipas një postimi në Facebook selia blu shprehet se, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmon se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo pas kësaj afere qëndron Erjon Veliaj. Departamenti antikorrupsion thekson se pas shëndetësisë, rrugëve e mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!

Në buxhetin e vitit 2020  parashikohet që për 14 kontrata koncesionare të tipit PPP të paguhen 14.6 mld lekë. Shuma që paguhet nga taksat e qytetarëve për koncesionet gjatë 3 viteve të fundit është pothuajse dyfishuar./abcnews.al