Qeveria jep leje, një tjetër kampionat evropian mëson datën e rikthimit

schedule12:16 - 12 Maj, 2020

schedule 12:16 - 12 Maj, 2020

Një tjetër kampionat i futbollit do të rikthehet. Bundesliga austriake zhvilloi dy ndeshjet e fundit në datë 8 mars, por ky sezon do të përfundojë. Qeveria kanë dhënë leje për rinisjen e futbollit.

Kampionati do të rifillojë në datë 2 qershor, teksa tre ditë më parë do të zhvillohet finalja e Kupës së OFB Cup. Salzburg do të ndeshet me Austria Lustenau në 30 maj për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Në këtë kampionat aktivizohet edhe Bekim Balaj.

Sulmuesi shkodran është pjesë e Sturm Graz dhe këtë sezon ka shënuar 7 gola. 623 njerëz kanë humbur jetën në Austri prej koronavirusit, teksa të prekurit po i afrohen numrit 16 mijë, nga të cilët 14.148 janë shëruar. /abcnews.al