Qeveria japoneze do të shkatërrojë 77 për qind të barnave të papërdorura nga Covid-19

schedule11:17 - 11 Maj, 2024

schedule 11:17 - 11 Maj, 2024

Qeveria japoneze është e përgatitur të shkatërrojë 77 për qind të barnave orale Covid-19 që bleu gjatë pandemisë së koronavirusit të ri, sepse ato janë të papërdorura, sipas një vlerësimi të bazuar në të dhënat e qeverisë të publikuara këtë të shtunë.

Nga ilaçet orale të ofruara për 5.6 milion njerëz, ilaçet për 4.3 milion njerëz mbeten të papërdorura.

Prodhuesit e barnave i kanë vënë tashmë barnat në dispozicion të publikut dhe qeveria mund t’i sigurojë ato vetëm në rast emergjence pasi statusi ligjor i sëmundjes u ul në të njëjtën kategori me gripin sezonal në maj të vitit të kaluar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Vlerësohet se barnat që do të asgjësohen kur të skadojnë kapin vlerën e 300 miliardë jen (1.79 miliardë euro).

Japonia ka shkatërruar tashmë 240 milionë vaksina Covid-19 pasi fillimisht nënshkroi kontrata për të blerë 930 milionë vaksina dhe më vonë anuloi disa.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinat e shkatërruara ishin me vlerë 665.3 miliardë jen (rreth katër miliardë euro)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!