Qeveria italiane do të nënshkruaj marrëveshjen 1.5 miliardë euroshe me kompaninë SpaceX të Elon Musk

schedule20:10 - 6 Janar, 2025

schedule 20:10 - 6 Janar, 2025

Qeveria italiane ndërmori një tjetër hap për përmirësimin e telekomunikacionit duke nisur bisedimet me kompaninë SpaceX të miliardierit Elon Musk.

Bëhet fjalë për një marrëveshje prej 1.5 miliardë eurosh për shërbime të sigurisë në telekomunikacion. Kjo zhvillim ka ndodhur pas vizitës së Kryeministres Giorgia Meloni te Presidenti i zgjedhur Donald Trump në Florida, sipas raporteve nga Bloomberg.

Megjithëse kontrata pesëvjeçare ende nuk është finalizuar, mbështetja e Musk për Trump mund të përshpejtojë diskutimet midis palëve. Shërbimet që propozon SpaceX mund të përfshijnë enkriptimin e komunikimeve telefonike dhe interneti që përdoren nga qeveria dhe ushtria italiane.

Marrëveshja është në shqyrtim që nga gjysma e vitit 2023, por ka hasur në kundërshtime nga ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit lokal. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!