Qeveria i shtyn afatin, OFL-ja nuk do të ndalet, Lleshaj bën sqarimin: Kohë dhe kushtëzime

schedule22:42 - 24 Nëntor, 2020

schedule 22:42 - 24 Nëntor, 2020

Edhe pse i kritikuar dhe me shumë dosje të rrëzuara nga SPAK, qeveria do të shtyjë afatin e punës për Operacionin Forca e Ligjit.

Në fund të vitit përfundonte afati i vlefshmërisë së aktit normativ, ndërkohë që ministri Sandër Lleshaj u shpreh në emisionin “Përballë” se ligji do të amendohet.

Praktika e këtyre muajve dhe ngarkesa e madhe që solli pandemia ka ndryshuar disa nga supozimet bazë dhe do të na duhet ndoshta që të mendojmë një amendim të ligjit.

Do të kërkohet një shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ligjit dhe që të paktën procedurat që tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen.

Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur“ tha Lleshaj. Prej një viti OFL-ja vijon që t’ju çojë formularë për justifikimin e pasurisë personave të dënuar apo në hetim./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!