Qeveria i jep pension 60 mijë lekë në muaj familjes së Klodian Rashës: Humbi jetën aksidentalisht

schedule16:42 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 16:42 - 14 Dhjetor, 2020

60.8 mijë lekë të reja në muaj. Është kjo shuma e akorduar si pension mujor nga qeveria  për familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçari që u vra nga policia pas mesnatës së 8 Dhjetorit.

Në vendimin e qeverisë thuhet se pas vrasjes që e cilëson aksidentale, qeveria ka vendosur t’i japë trajtim financiar sa 8-fishi i pensionit social ( që është 7.6 mijë lekë në muaj) familjes së të riut. Vendimi është marrë tre ditë më parë dhe ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020,humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetë-fishit të pensionit social, të miratuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993.2.

Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1dhjetor 2020″, thuhet në vendim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!