Qeveria harron emocionet dhe kthehet te rregullat, kombëtares u hiqen pasaportat diplomatike

schedule14:33 - 1 Prill, 2021

schedule 14:33 - 1 Prill, 2021

Ditën e djeshme në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku ka ardhur një shkresë nga Ministria e Jashtme, e cila njofton zyrtarisht se përmes një VKM-je të miratuar është vendosur tërheqja e pasaportave diplomatike për skuadrën dhe stafin e vitit 2016, që arriti të kualifikohet në Euro 2016.

Vendimi ishte iniciuar dhe marrë që në vitin 2019, por duket se Ministria e Jashtme ka vendosur ta ndërmarrë tani këtë veprim, që dhemb disi për faktin se ishte e njëjta qeveri dhe ministri që ia dha. Motivi i këtij vendimi është se pjesëtarët e FSHF nuk janë pjesë e kategorive që përfitojnë pasaporta diplomatike.

 

Një vendim i çuditshëm i qeverisë, që duket se ka ndërruar mendje dhe ka harruar emocionet e mëdha që na dhuroi kombëtarja dhe ka vendosur t’i përmbahet rregullave dhe ligjeve të kushtetutës. Pasaportat duhen dorëzuar deri më 30 qershor. /abcnews.al