Qeveria hap garën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

schedule11:35 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 11:35 - 19 Dhjetor, 2019

Qeveria ka hapur  garën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Në një konferencë në Kryeministri, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se tashmë aeroporti i Vlorës ka hedhur hapin e parë për realizimin.

“Është një proces i rëndësishëm për qeverinë shqiptare. Ne kemi dizajnuar një tender ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës, bazuar në kriteteret e transparencës dhe barazisë në tender.

Kanë kaluar 4 muaj nga prezantimi që bëmë në Vlorë. Kemi punuar vonë mbrëmë. Aeroporti i Vlorës është pikënisaja. Shumë shpejt do jemi gati për të tenderuar edhe pjesën më të rëndësishme Thumanë-Rrogozhinë.

Prej kohësh flitet për këtë projekt. Sot aeroporti hedh hapin e parë për tu bërë realitet”, tha Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!