Qeveria firmos lirime nga detyra

schedule16:19 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 16:19 - 3 Dhjetor, 2021

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra i Prefektit të qarkut të Fierit, Baki Bala dhe në vendin e tij është emëruar Lefter Shehaj. Pak ditë më parë u firmosën ndryshime edhe në prefekturën e Tiranës dhe të Elbasanit.

VENDIMI I PLOTE

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!