Mali i Zi ende nuk e ka një qeveri të re, dhe pse zgjedhjet kanë përfunduar prej një periudhë të gjatë tanimë.
I ftuar në “Ballkan Update”, Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Malin e Zi, u shpreh se Spajic ka edhe 30 ditë kohë për të formuar qeverinë e re.
Ai shtoi se në Malin e Zi është bërë shqetësues ndikimi i partive pro-serbe, ndaj duket e vështirë.
Zenka tha se “Evropa Tani” ka paralajmëruar që ata nuk bëhen pjesë e qeverisë, nëse aty ka edhe parti pro-serbe, duke bërë me dije se nesër do të zhvillohet një takim i rëndësishëm, për të bërë të mundur krijimin e qeverisë vetëm me parti pro – perëndimore.
“Afati i fundit ka edhe 30 ditë. Spajic ka afat edhe një muaj që të krijojë qeverinë e tij, pavarësisht vështirësitë që po has nga partitë serbe. Ne kemi deklaruar hapur se nëse marin pjesë partitë serbe, ne nuk marrim pjesë në qeveri.
Edhe me influencën e politikës, e cila ka marrë përmasa shqetësuese në Malin e Zi, gjithashtu edhe me ndihmën e qeverisë që ka një mandat qeverisës, por sillet shumë pa përgjegjësi.
Neve kemi një takim nesër, do të shohim se si do rrjedhë situata, a ka mundësi që të krijohet qeveri me parti pro evropiane, apo do të kemi zgjedhje të reja” tha Zenka.r.t/abcnews.al