Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

schedule20:09 - 20 Nëntor, 2020

schedule 20:09 - 20 Nëntor, 2020

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme vendosi për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë, për shkak të situatës së pandemisë.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme. Ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhim me kriza.

Rekomandimi i këtij trupi erdhi pas mbledhjes së këshillit për siguri tek presidenti Pendarovsski. Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale por edhe kapacitetet e spitaleve private.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!