Qeveria e ​Maqedonisë së Veriut dërgon në Kuvend propozimin francez

schedule19:23 - 7 Korrik, 2022

schedule 19:23 - 7 Korrik, 2022

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 59-të ka shqyrtuar informacionet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për propozim-kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE-në, të paraqitur nga Presidenca franceze e Bashkimit Evropian.

Në seancë, qeveria e vendit vendosi që propozimin t’ia përcjellë Kuvendit për shqyrtim dhe miratim të konkluzioneve, sipas procedurave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Partitë shqiptare dhe mazhoranca e mbështesin propozimin francez, ndërsa opozitarët e VMRO-DPMNE kërkojnë ndryshimin e tekstit për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzon qeverinë se po bëhet pjesë e një kompromisi të dëmshëm për vendin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!