Qeveria e Italisë dakord me protokollin, datë paraprake për fillimin e Serie A

schedule17:18 - 13 Maj, 2020

schedule 17:18 - 13 Maj, 2020

Qeveria e Italisë ka rënë dakord me protokollin e shtruar në tavolinë nga Federata Italiane e Futbollit dhe Serie A, tashmë ka një datë paraprake se kur mund të rifillojë. Mediat italiane raportojnë se futbolli në Itali, do të rifillojë me datë 13 qershor.

Pas më shumë se dy muajsh pauzë dhe kaos total, edhe futbolli italian sheh dritë në fund të tunelit. Deklarata e Ministrit të Sportit në Itali, Vicenzo Spadafora, kanë qenë të shumta ditët e fundit dhe shpeshherë, jo me lajme të mira për tifozët.

Megjithatë, duket se një marrëveshje është arritur dhe njëjtë si kampionatet e tjera kryesore të Europës (përveç Francës), do të rifillojë shumë shpejt. Një lajm i mirë për admiruesit e Serie A./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!