Qeveria indiane i ka kërkuar Twitter të fshijë disa postime që kritikojnë qeverinë për menaxhimin e shpërthimit të koronavirusit, sipas një deklaratë të publikuar të dielën.
“Qeveria mirëpret kritikat, kërkesat për ndihmë, si dhe sugjerimet në luftën kolektive kundër Covid-19, por është e nevojshme të merren masa kundër përdoruesve që po keqpërdorin mediat sociale gjatë kësaj krize të rëndë humanitare për qëllime joetike”,thuhet në deklaratë.
Kryeministri i Indisë po përballet kritika të vazhdueshme ndërsa rastet e Covid-19 dhe viktimave po vazhdojnë të rriten, duke krijuar një krizë masive të shëndetit publik në të gjithë vendin .
India raportoi 352,991 raste të reja dhe 2,812 viktima të hënën. /abcnews.al