Qeveria do të mbledhë me “forcë” garancitë sovrane

schedule15:29 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 15:29 - 4 Dhjetor, 2021

Nga Erblina Mile

Buxheti i shtetit shqiptar është ekspozuar ndjeshëm nga dhënia e garancive sovrane në kuadër të  situatës COVID kjo ka detyruar qeverinë të mara masa për mbledhjen e tyre edhe me forcë . qeveria ka nxjerrë për konsultim disa ndryshime ligjore në Ligjin për Agjencinë e Kthimit të Garancive dhe Kredive  duke i dhënë kësaj agjencie më shumë kompetenca në mbledhjen e detyrimeve të dhëna në kuadër të garancive sovrane.

Ndryshimet  në ligj kanë saktësuar procedurat që do ndiqen në rastet kur një subjekt ka përfituar kredi përmes garancisë sovrane dhe nuk e shlyen atë. Në këtë mënyrë pas verifikimit të aftësisë paguese të huamarrësve të cilët  rezultojnë  se kanë mundësi pagese, agjencia me urdhër të ministrisë së financave  ka të drejtë të kërkoj bllokimin e llogarive dhe sekuestrimin e vlerës së detyrimit të papaguar. Aktualisht nuk është në fuqi një masë e tillë

Deri në fund të vitit 2020 shuma e garancive sovrane të dhëna nga shtetit arrinte në 49.8 miliard Lekë ndërsa gjatë këtij viti janë miratuar edhe dy garanci për OSHEE në vlerën e 20 miliar lekëve. Kjo ka bërë që qeveria të marrë masa për mbledhjen e tyre qoftë edhe me forcë ndaj subjekteve.

Mbledhja e  detyrimeve nga subjektet përfituese të garancive sovrane jo vetëm në rastin e pandemisë është një shqetësim i ngritur edhe nga KLSH, ndaj Ministria e Financave thekson se do të merren të gjitha masat e nevojshme që subjektet të shlyejnë detyrimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!