“Qeveria deri para tre ditësh bënte meme me kërkesa tona”, Basha: Masat i kemi propozuar që me 23 shkurt

schedule17:50 - 11 Mars, 2020

schedule 17:50 - 11 Mars, 2020

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklarua se qeveria e ka për detyrë që të marrë masat e duhura në lidhje me një situatë të tillë.  Në daljen e tij për mediat pasditen e kësaj të mërkure kryedemokrati është shprehur se  Partia Demokratike këto propozime janë bërë qysh me datë 23 shkurt, por qeveria nuk ka marrë masa, por ka bërë humor me to.

Basha ndër të tjera ka tjeksuar se është e rëndësishme që të vihen në shërbim fondet për mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve. Ai tha se sot më shumë se kurrë duhen paratë dhe se është cinizëm që të mendosh se paratë në duart e oligarkëve do të sjellin më shumë shërbime ndaj qytetarëve.

“Ne vuajmë nga paradigmat e komunizmit. Qeveria ka për detyrë që të marrë gjithë masat e nevojshëm. Opozita ka për detyrë që të bëjë transparencën dhe t’i bëjë thirrje qeverisë për përgjegjësitë. Prandaj që nga momenti i parë PD-ja ka qenë në krye të detyrës që na dhënë populli. Është detyra jonë qytetare. Mungesa e transparencën është armik vdekjeprurës. Kemi ngritur një grup pune nisur nga ekspertiza e madhe që ke PD në fushën e ekspertizës”, tha Basha.

Ndër t tjera duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Basha ka theksuar se dhe pse masat i kemi propozuar që në shkurt qeveria deri para 3 ditësh sipas tij bënte meme dhe humor me kërkesat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!