Qeveria britanike: Supermarketet, vendet më të zakonshme të ekspozimit ndaj Covid

schedule14:02 - 23 Nëntor, 2020

schedule 14:02 - 23 Nëntor, 2020

Sipas të dhënave të fundit nga qeveria angleze, supermarketet janë vendi më i zakonshëm ku qytetarët janë më të ekspozuar dhe sigurisht më të rrezikuar nga Covid-19, raporton Independent.

Instituti i Shëndetit Publik (PHE) ka publikuar të dhënat, pjesë të një analize të testimit dhe gjurmimit midis datave 9 dhe 15 nëntor.

Të dhënat treguan se 128,808 njerëz kishin rezultuar pozitivë gjatë asaj periudhe. Gjithashtu të gjithë të infektuarit kishin vizituar 9,789 vende të njëjta. Vendi më i shpeshtë ku ata kishin shkuar ishin supermarketet, të ndjekur nga shkollat e mesme, shkollat fillore dhe spitalet.

Duke shpjeguar të dhënat, Isabel Oliver, shefe e Shërbimit Kombëtar të Infektivit në Shëndetin Publik Angli, tha: “Të dhënat që supermarketet po shkaktojnë përhapjen e COVID-19  nuk janë të sakta. Të dhënat e zakonshme  nuk dëshmojnë se në cilat ambiente njerëzit janë infektuar me COVID-19.

“Të dhënat thjesht  tregojnë se në çfarë vendi kanë qenë njerëzit që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë para testit  dhe kjo thjesht ndihmon në identifikimin e shpërthimeve të tjera të mundshme,” shtoi ajo.

Këtu janë vendndodhjet më të zakonshme :

Supermarket – 18.3%

Shkollat e mesme – 12.7%

Shkollat fillore – 10.1%

Spitalet – 3.6%

Azile- 2.8%

Kolegj – 2.4%

Depo- 2.2%

Kopshtet parashkollore – 1.8%

Pub ose bar – 1.6%

Universitetet – 1.4%

Inxhinieri mekanike- 1.4%

Familje më pak se pesë anëtare- 1.2%

Praktikat- 1.1%

Palestër – 1.1%

Restorant ose kafene – 1.0%

Këto shifra erdhën mes një bllokimi të dytë kombëtar në Angli, i cili shpreson se do të ndalojë përhapjen e koronavirusit .

Kufizimet më të ashpra janë planifikuar të zgjasin të paktën deri në 2 Dhjetor, ndërkohë sekretari i shëndetësisë Matt Hancock  tha në fillim të kësaj jave se ishte “shumë herët” për të thënë se kur do të merrte fund izolimi.

Të martën, numri i viktimave në 24 orë  në Mbretërinë e Bashkuar shkoi në 600 për herë të parë që nga maji.

Me afrimin e festave të Krishtlindjes, Andrew Hayward, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin  e Londrës dhe një anëtar i Grupit  Shkencor për Emergjencat paralajmëroi publikun të enjten për “rreziqet thelbësore” të grumbullimit gjatë festave.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka regjistruar 53,274 viktima nga koronavirusi dhe gjithsej 1,430,341 raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!