Qeveria britanike: Sulme terroriste në Suedi, po rriten kërcënimet pas djegies së kuranit

schedule23:02 - 13 Gusht, 2023

schedule 23:02 - 13 Gusht, 2023

Britania e madhe ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e saj që do të udhetojnë drejt Suedisë për sulme të mundshme terroriste.

Paralajmërimi vjen pas protestave të fundit ku janë lejuar djegia e Kuranit nga aktivistët “anti-islamikë”, veprim ky që ka zemëruar myslimanët.

Ministria e jashtme britanike njoftoi se edhe pse shumë sulme terroriste janë parandaluar nga autoritetet suedeze, nuk përjashtohet mundësia se të shënjestrohen zonat e frekuentuara nga turistët.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë të njejtën masë, duke paralamëruar shtetasit amerikane për sulme të mundshme terroriste në Suedi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!