Qeveria australiane ble të drejtën e autorit të flamurit aborigjen

schedule05:01 - 25 Janar, 2022

schedule 05:01 - 25 Janar, 2022

Qeveria australiane ka blerë të drejtën e autorit të flamurit aborigjen në një përpjekje për të “liruar” simbolin e identitetit nga grindjet e ashpra se kush mund ta përdorë atë. Artisti indigjen Harold Thomas e krijoi flamurin në vitin 1971 si një imazh proteste, por tani është emblema mbizotëruese e aborigjenëve dhe një flamur zyrtar kombëtar. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz aborigjenë thonë se flamuri është “mbajtur peng” nga marrëveshjet e të drejtave të autorit që kufizojnë shfaqjen e tij.

Flamuri tani mund të riprodhohet nga kushdo pa frikë nga kërcënimet ligjore. “Gjatë 50 viteve të fundit ne e bëmë veprën e artit të Harold Thomas-it tonën marshuam nën flamurin aborigjen, qëndruam pas tij dhe e fluturuam lart si pikë krenarie,” tha Ministri për Australianët Indigjenë Ken Wyatt.

Qeveria pagoi më shumë se 20 milion dollarë në total për të siguruar të drejtën e autorit nga Thomas dhe për të përfunduar marrëveshjet e qirasë, thanë mediat. Qeveria ka qënë nën presionin nga grupet aborigjene dhe Liga Australiane e Futbollit filloi të refuzonte të paguante qiramarrësit për të shfaqur flamurin. Një organizatore e peticionit, Laura Thompson i tha “BBC-së” në vitin 2020 se “Flamuri u përket të gjithë aborigjenëve. Pse duhet të paguajnë për të?”. / abcnews.al