Qeveria amerikane ka dhuruar 3500 komplete testimit për Covid-19. Lajmin e ka dhënë ambasada e SHBA në Shqipëri e cila thotë se ato kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP.
Ambasada thekson se këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të SHBA për të mbështetur Shqipërinë përvallë Covid-19.
Ajo thotë se këto komplete do të ndihmojnë në zbulimin e personave të infektuarr dhe gjurmimin e rasteve të lidhura me ta.
“3.500 komplete testimi për COVID të financuara nga qeveria amerikane, kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP! Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19.
Duke punuar me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to”, shkruan ambasada amerikane./abcnews.al