Qeveria amerikane do të ndalojë anëtarët e partisë komuniste kineze të hyjnë në SHBA

schedule14:59 - 16 Korrik, 2020

schedule 14:59 - 16 Korrik, 2020

Administrata Trump do të ndalojë udhëtimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të anëtarëve të partisë komuniste kineze. Lajmi raportohet nga New York Times sipas të cilit ndalimi për të udhëtuar mund të përfshijë dhe familjarët e anëtarëve të partisë

Nuk përjashtohet mundësia që administrata të anulojë vizat dhe për anëtarët që aktualisht ndodhen në territorin amerikan. Plani ende nuk është publikuar në detaje por pritet të shkaktojë masa të ashpra ndaj amerikanëve në Kinë.

Dhe pse është ende një projekt, detajet janë në përfundim e sipër. Partia komuniste kineze numëron rreth 92 milion të regjistruar. Pjesa më e madhe e tyre nuk është e përfshirë në proçesin e vendim marrjes së Pekinit, por është e njëjta gjë sikur Kina të sanksiononte të gjithë republikanët për shkak të përplasjeve me Trump.

Ndalimi për udhëtimet mund të jetë i ngjashëm me atë të 2017-ës për vendet me mazhorancë muslimane dhe do të ishte një masë shumë provokuese ndaj Kinës. Në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultonin rreth 3 milion kinezë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!