Qethi vajzën sepse dashuronte një serb, Franca dëbon familjen boshnjake

schedule07:40 - 25 Tetor, 2020

schedule 07:40 - 25 Tetor, 2020

Një familje boshnjake është dëbuar nga autoritett franceze,pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët vetëm për shkak të vendimit të saj, që të martohej me një serb.

Ministria e Brendshme Franceze, përmes një njoftimi për mediat bën me dije se pesë anëtarë të familjes së vajzës, të cilët jetonin në qytetin lindor të Besancon, u deportuan në Sarajevë.

“Ky dëbim nga territori kombëtar është pasojë e sjelljes së papranueshme të familjes në gusht të këtij viti, përkatësisht rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të një vajze që ishte e dashuruar me një të ri serb, një person i një feje tjetër,” sqaroj ministria.

Ndër të tjera në deklaratën e saj për mediat thekson se vajza e mitur do të mbetet nën përkujdesje të shërbimit social dhe pasi të mbushë moshën madhore, ajo do të fitojë të drejtën e qëndrimit në Francë.

Mediat franceze njoftuan në gusht të këtij viti se familja boshnajke Zairoviç kishte rrahur një vajzë myslimane 17-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ia kishte rruar flokët vetëm sepse ajo dëshironte të martohej me një serb 20-vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!