“Qetësohut ti, budalla”, Sgarbi protagonist në një tjetër sherr

schedule21:01 - 5 Maj, 2022

schedule 21:01 - 5 Maj, 2022

Përsëri Sgarbi kundër Mughini!

Vittorio Sgarbi, një kritik arti dhe Giampiero Mughini një gazetar italian u përplasën sërish me njëri-tjetrin dhe arritën deri te fyerjet dhe sharjet.

Pamjet e episodit të Maurizio Costanzo Show tregojnë se si shpërtheu sherri mes të dyve dhe shkak u bë vetoja ndaj Rusisë.

Ishte një shkëndijë gjatë bisedës që bëri kritikun e artit të humbiste durimin.

I kontaktuar nga Fanpage.it, Sgarbi tha: Nuk ka më paqe mes nesh pas sherrit.

Pjesë nga debati që çoi në fyerje dhe konfrontim fizik:

Vittorio Sgarbi: Që një këmgëtar rus nuk mund të vijë në Itali është një formë fashizmi. Që një këngëtar ose dirigjent vetëm sepse është rus, ose një atlet rus nuk mund të vrapojë është një formë e fashizmit perëndimor. Është e patolerueshme sepse një tenist, një sportist, një këngëtar, një dirigjent, një balerin nuk janë Putin. Ata janë njerëz që kanë dinjitet dhe dashuri për artin. Do t’i mbroj deri në fund.

Giampiero Mughini: E bërë “la filipicca”, tani e bëre.

Vittorio Sgarbi: Nuk ndëshkohet arti, nuk ndëshkohet muzika.

Giampiero Mughini: Sigurisht, unë jam shumë kundër vetove ndaj kombësive, që një tenist nuk mund të shkojë në Wimbledon. Dirigjenti i orkestrës ishte një rast më duket pak ndryshe. Kryetari i bashkisë Sala i kishte kërkuar këtij dirigjentit të orkestrës që të prononcohej kundër idesë së luftës.

Vittorio Sgarbi: Nuk duhet ta detyronte ta bënte këtë për të punuar dhe për të kënduar, nuk duhet ta bënte.

Giampiero Mughini: Qetësohu, qetësohu.

Vittorio Sgarbi: Qetësohu ti, budalla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!