Qershori më i nxehtë në histori, këtë vit mund të kalojë rekordin e 2023

schedule22:28 - 8 Korrik, 2024

schedule 22:28 - 8 Korrik, 2024

Qershori i vitit 2024 ishte qershori më i ngrohtë i regjistruar, njoftoi shërbimi i monitorimit të ndryshimeve klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus. Sipas të dhënave të Copernicus, ky vit ka të ngjarë të kapërcejë vitin 2023 si më i ngrohti në rekord, raporton Reuters.

Shkencëtari Zik Hausfader vlerëson se tani ka rreth 95 për qind shanse që viti 2024 të kalojë vitin e kaluar dhe të bëhet më i ngrohti që nga matjet e temperaturës.

Klima e ndryshuar tashmë ka sjellë pasoja shkatërruese në mbarë botën, kështu që më shumë se 1000 njerëz vdiqën nga goditja e nxehtësisë gjatë haxhit në Mekë muajin e kaluar.

Shërbimi Copernicus i BE-së tregon se ngrohja është shkaktuar pjesërisht nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga ndikimi njerëzor dhe pjesërisht nga fenomeni meteorologjik El Niño.

Secili prej 12 muajve të fundit ka qenë rekord i ngrohtë dhe nivele të larta rekord të gazeve serrë për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse fosile janë regjistruar gjithashtu, tha shkencëtarja Friederike Otto nga Instituti Grantham në Imperial College London.

Ajo shtoi se muajt e ngrohtë nënkuptojnë valë më të forta të të nxehtit, si dhe shqetësime më serioze, si shirat e dendur dhe përmbytjet shkatërruese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!