Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, festoi ditëlindjen e tij të 27-të pak ditë më parë dhe është një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim. Bomberi belg u transferua verën e shkuar te zikaltërit dhe deri para se të ndërpritej sezoni për shkak të pandemisë Koronavirus, po bënte ndeshje shumë të mira. Madje, me Lautaro Martinezin, kishin formuar një dyshe shumë të fortë në sulm.
Ekipet e Serie A janë rikthyer në fushat e blerta për të kryer stërvitjet e tyre dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe Lukaku. Sulmuesi e feston ditëlindjen e tij në fushat e blerta, duke u stërvitur me shokët e skuadrës.
Belgu postoi dy foto nga seanca stërvitore në profilin e tij zyrtar në Twitter. Komentet, ishin të shumta, me disa tifozë që vinin në dukje peshën e shtuar të sulmuesit gjatë karantinës dhe modelin e ri të flokëve, me Lukakun që i ka qethur qeros flokët./abcnews.al
?☺️ pic.twitter.com/58xQcNyyUG
— R.Lukaku Bolingoli9 (@RomeluLukaku9) May 23, 2020