Për asnjë moment nuk duhet të heqim dorë nga konsumi i qepës, hudhrës. Këtë ka deklaruar edhe dietologia Anila Kalleshi në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.
Ermali në këtë moment shtoi se ka përceptim se “qepa, hudhra dhe rakia janë ilaçet që kanë shqiptarët në shtëpi”, ndërsa dietologia tha se ato kane antioksidantë të fuqishëm, duke shtuar se përdorimi i tepruar duhet parë me shumë kujdes.

“Studime të shumta mijëravjeçare kanë treguar një mbrojtje të jashtëzakonshme që kemi nga qepa dhe hudhra, sepse janë dy elemente të cilët përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që rrisin dhe ndihmojë sistemin tonë imunitar”.
Ndërkohë në studio u fol edhe për suplementet që përdoren në palestra. Adela Osmani nënvizoi se instruktorët bëjnë gabim në rekomandimin e suplementeve të jashtme, pasi një njeri që i merr nga ushqimet proteinat e duhura nuk e ka e domosdoshme përdorimin e tyre.

