Qentë sulmojnë për vdekje vajzën e pilotit “hero”

schedule11:04 - 25 Janar, 2022

schedule 11:04 - 25 Janar, 2022

Një vajzë shtatëvjeçare është vrarë tmerrësisht nga një tufë qensh endacakë teksa po kthehej në shtëpi nga një kurs muzike në Rusi.

Margarita Kanorskai, 7 vjeç, u sulmua nga një tufë qensh teksa po kthehej në shtëpi nga klasa e muzikës. Kafshët endacake e tërhoqën zvarrë dhe e gjymtuan trupin e saj.

Ajo ishte fëmija i vetëm i pilotit të Forcave Ajrore Ruse, Major Anton Kanorsky, i cili u nderua me një medalje në vitin 2016 nga Vladimir Putin për trimërinë e tij në Siri.

Vajza e vogël ra në një pritë në një rrip të ngushtë në rajonin lindor Transbaikal të Rusisë dhe nuk kishte asnjë mënyrë për të shpëtuar.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!